Çfarë është ‘inteligjenca e rrugës’ dhe pse është kaq e rëndësishme ta fitoni?

Lifestyle

Një shekull kërkimesh psikologjike tregon se zotërimi i niveleve të larta të inteligjencës së përgjithshme (e përfaqësuar nga koeficienti i inteligjencës, ose IQ) është i favorshëm, duke çuar në performanca më të mira akademike dhe sukses në punë. Megjithatë, ekziston një lloj tjetër inteligjence që gjithashtu lidhet me suksesin në jetë, dhe ajo është inteligjenca sociale.

Në vitin 1920, psikologu Edward Thorndike e përcaktoi inteligjencën sociale si aftësinë për të kuptuar dhe menaxhuar të tjerët, si dhe për të vepruar me zgjuarsi në situata sociale.

Ndërsa IQ është kryesisht e lindur, inteligjenca sociale zhvillohet me kalimin e kohës, përmes përvojës së ndërveprimit me njerëz në situata të ndryshme sociale.

Një mënyrë tjetër për të menduar për inteligjencën sociale është “inteligjenca e rrugës” ose “arsyeja e shëndoshë”.

Le të shohim komponentë të tjerë të inteligjencës sociale:

Aftësi në të biseduar: Një person me inteligjencë sociale mëson se si të angazhohet dhe të angazhojë të tjerët në biseda interesante dhe stimuluese. Ata kanë takt në atë që thonë dhe e mbajnë bisedën interesante dhe brenda kufijve të asaj që është e përshtatshme për situatën e caktuar shoqërore.

Aftësia për të dëgjuar: Dikush me inteligjencë sociale është një dëgjues i shkëlqyeshëm, i kushton vëmendje asaj që thonë të tjerët dhe i bënë të ndihen të kuptuar.

Aftësia e të folurit në publik: Njerëzit me inteligjencë sociale kanë më shumë përvojë në të folurit publik dhe kanë më shumë të kenë pozicione drejtuese.

Si mund ta zhvilloni inteligjencën sociale?

Kuptoni se për këtë duhet shumë punë. Filloni duke i kushtuar më shumë vëmendje botës sociale që ju rrethon. Punoni për t’u bërë një folës ose bashkëbisedues më i mirë.

Punoni për t’u bërë një dëgjues më efektiv përmes asaj që quhet “dëgjim aktiv”, ku reflektoni atë që besoni se folësi tha për të siguruar kuptim të qartë. Më e rëndësishmja, studioni situatat sociale dhe sjelljen tuaj. Mësoni nga sukseset dhe dështimet tuaja sociale.

You May Also Like

Ca sekrete të vogla për të shmangur shtimin në peshë gjatë festave
Çfarë duhet të lini pas krahëve në 2023-in
Menu