Kërkesat e jetës së përditshme dhe presioni për të bërë çdo gjë që dëshironi të bëni në ditën tuaj, ju bëjnë të flini katër deri në pesë orë çdo natë.
Por sa e mirë është kjo për shëndetin tuaj?
Një studim i vitit 2018 me mbi 10,000 njerëz tregoi se marrja e më pak se shtatë deri në tetë orë gjumë në natë për një periudhë të gjatë kohore bën që trupi të mos funksionojë. Studiuesit zbuluan performancë të reduktuar në aftësitë verbale, aftësitë e arsyetimit dhe aftësinë e të menduarit në përgjithësi.
Përkundrazi, gjumi adekuat, pra të paktën shtatë deri në tetë orë gjatë natës, përmirëson funksionalitetin e organizmit në aspektin e komunikimit, planifikimit dhe vendimmarrjes.
Flini sipas moshës
Sipas hulumtimit të CDC , më shumë se 1/3 e të rriturve amerikanë nuk flenë mjaftueshëm në baza ditore.
Fondacioni Kombëtar i Gjumit në SHBA këshillon:
Të porsalindurit: 14 deri në 17 orë gjumë
Bebet: 12 deri në 15 orë gjumë
Foshnjat 1-3 vjeç: 11 deri në 14 orë gjumë
Fëmijët e vegjël: 4-6 vjeç: 10 deri në 13 orë gjumë
Fëmijët e moshës shkollore: 9 deri në 11 orë gjumë
Adoleshentët: 8 deri në 10 orë
Të rinjtë: 7 deri në 9 orë gjumë
Të rriturit: 7 deri në 9 orë gjumë
Të moshuarit: 7 deri në 8 orë gjumë
Cilat janë simptomat e mungesës së gjumit?
Mungesa e gjumit është e lidhur me një sërë efektesh negative. Më specifikisht:
Performanca e reduktuar në funksionin e trurit
Një studim i vitit 2018 tregoi se privimi i rëndë i gjumit, pra jo më shumë se katër orë gjumë në natë, çon në uljen e aftësisë së të menduarit.
Rritja e rrezikut për diabet
Sipas një studimi të vitit 2005, marrja e më pak se gjashtë orë gjumë çdo natë rezulton në një rrezik të shtuar të diabetit. E njëjta gjë vlen edhe për orët e gjata të gjumit, pra më shumë se nëntë orë.
Rritja e rrezikut për goditje në tru dhe sëmundje të zemrës
Një studim i bashkuar i vitit 2011 tregoi se gjumi më pak se shtatë orë rezultoi në një rrezik në rritje të goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës.