Ç’kuptim kishte ky gjest aspak miqësor i Messi-t?

LifestyleShowbiz

Lionel Messi nuk ka lidhje me dramat. Futbollisti njihet për natyrën e tij të qetë dhe aspak konfliktuale. Mirëpo edhe Messi nxehet…

Situata u tensionua në minutat e mbylljes së ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës, ku Argjentina mundi Holandën 4-3 me penallti dhe u kualifikua në gjysmëfinale.

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal, kishte thënë se Messi nuk luan ndonjë rol kur topi nuk zotërohet nga Argjentina. Kur festoi golin e tij, Messi u pozicionua drejt Van Gaal dhe bëri këtë gjest me duar.

Në internet, njerëzit janë të mendimit se gjesti i referohet futbollistit argjetinas Juan Roman Riquelme, i cili besohet se ka pasur mosmarrëveshje me Van Gaal kur të dy ishin pjesë e Barcelonës në fillim të viteve 2000. Kjo ishte mënyra e tij për të festuar golat.

Pas përfundimit të ndeshjes, Messi shihet duke iu drejtuar Van Gaal dhe bën gjest me dorë që nënkupton diçka të ngjashme me “mos fol shumë” ose “ti i jep shumë gojës”.

Madje në një moment gjatë intervistave me gazetarët, Messi i drejtohet ekipit të Holandës me nervozizëm, në zhargonin argjentinas duke nënkuptuar diçka të tipit “ça ke që shef”.

Në Twitter, njerëzit bëjnë shaka me momentet nisur nga fakti që shumica nuk e kishin parë kurrë Messi-n të nxehur. Të tjerë, ironizojnë mediat duke aluduar për zhurmën në rrjet nëse këto sjellje do t’i kishte bërë Cristiano Ronaldo.

Tags: , , , , ,

You May Also Like

5 parashikimet drithëruese të Nostradamus për vitin 2023
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë
Menu