Çmimet ndërkombëtare të naftës janë rritur ndjeshëm këtë të hënë, ndërsa tregjet aksionare në Azi kanë pësuar humbje të forta, në një kohë kur konflikti në Lindja e Mesme vijon të përshkallëzohet dhe ka hyrë në javën e pestë.
Çmimi në bursë
Nafta e tipit Brent crude oil u rrit me mbi 3%, duke kaluar nivelin e 115 dollarëve për fuçi. Në të njëjtën linjë, edhe West Texas Intermediate (WTI) shënoi rritje prej rreth 3.5%, duke arritur në afërsisht 103 dollarë për fuçi. Kjo e vendos Brent-in në një trajektore për një nga rritjet mujore më të mëdha historike.
Ndikimi i tensioneve u reflektua menjëherë në tregjet financiare aziatike. Indeksi japonez Nikkei 225 ra me 4.5%, ndërsa KOSPI në Korenë e Jugut pësoi një rënie prej rreth 4%.
Përshkallëzimi i situatës erdhi pas sulmeve të rebelëve Houthi në Jemen, të mbështetur nga Iran, ndaj Izrael. Irani ka paralajmëruar zgjerimin e sulmeve hakmarrëse, ndërsa kërcënon edhe objektiva amerikane.
Oreksi i Donald Trump
Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të marrin nën kontroll burimet e naftës iraniane, duke përmendur edhe ishullin Kharg si një objektiv strategjik.
Një tjetër pikë kritike mbetet Ngushtica e Hormuzit, një rrugë jetike për tregtinë globale të energjisë, nga ku kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë dhe gaz. Kërcënimet për bllokimin apo sulmet në këtë zonë kanë rritur ndjeshëm pasigurinë në tregje.
Ekspertët paralajmërojnë se, nëse tensionet vazhdojnë të rriten, çmimi i naftës mund të arrijë deri në 130 dollarë për fuçi në javët e ardhshme, duke rritur presionin mbi ekonominë globale dhe kostot për konsumatorët.
Krahasimi me një muaj më parë
Për krahasim, në fund të shkurtit çmimi i naftës Brent ishte rreth 72 dollarë për fuçi, ndërsa në mesin e marsit arriti në afro 119.5 dollarë, niveli më i lartë që nga viti 2022.
Çmimi i naftës në Shqipëri
Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur. Nga shifrat e fundit, një litër naftë tregtohet me 217 lekë, më e shtrenjtë se në vendet e tjera të rajonit dhe situata aktualisht monitorohet nga Bordi i Tranparencës, i cili është një mekanizëm qeveritar që cakton një çmim tavan për ruajtjen e konsumatorëve/ALBSTORY








