Ikonat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, për herë të parë, janë shfaqur në një reklamë të përbashkët në një bashkëpunim me Louis Vuitton.
Për t’iu shmangur diskutimit se kush është futbollisti më i mirë, ata kanë ndërruar lojën. Siç e shihni, shfaqen në një valixhe luksoze LV që duket si lojë shahu.
“Fitorja është një gjendje shpirtërore,” – shkruajnë ata.
Legjendetat e futbollit, dy më të mirët e kohëve moderne dhe të konsideruar gjerësisht si dy nga futbollistët më të mirë në histori, po përgatiten për Kupën e Botës, me gjasë e fundit në karrierën e tyre.
“Lionel Messi x Cristiano Ronaldo – nuk do të ketë më kurrë diçka të tillë. Jini mirënjohës që i keni parë,” shkruajnë njerëzit në Twitter.