Cristiano Ronaldo në bisedime Marseille, ëndrra e një populli të tërë

LifestyleShowbiz

Cristiano Ronaldo te OM, ëndrra e një populli të tërë. Konsulenti i kanalit televiziv NW Sport TV, Basile Boli, ambasador i stërvitjes së Olimpiadës, ka hedhur një bombë edhe për portugezin 37-vjeçar, aktualisht pa klub dhe i eliminuar në fazën çerekfinale në Botërorin 2022.

I pyetur për situatën e ish-sulmuesit të Real Madrid dhe Manchester United, Boli siguroi veçanërisht se klubi i Marsejës kishte qenë në bisedime me Cristiano Ronaldon.

“Ai ishte në bisedime me OM, mendoj se duhet të kishte ardhur në Marsejë. Ai do të kishte sjellë diçka në kampionatin francez”, lansoi kështu ish-mbrojtësi qendror në kanalin televiziv togolez, për të cilin ishte konsulent gjatë Botërorit 2022 në Katar, përpara se të shtonte: “është një lojtar i talentuar, edhe nëse është pak ivjetër. Në një kampionat francez, mendoj se ka ende diçka për t’i dhënë skuadrave. Çfarë e ringjallë ëndrrën?

You May Also Like

Spanja thyen stereotipet, kukulla për djemtë dhe makina për vajzat
Mbappe golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, Messi i 2-ti
Menu