Jo më kot Keanu Reeves është i preferuari i të gjithëve, veçanërisht i gocave. I pyetur se cili është “momenti më i lumtur” i ditëve të fundit, ai u përgjigj kështu:
“Ca ditë më parë, me zemrën time. Ishim në krevat duke qeshur shumë. Është fantastike. Jam kaq i lumtur që jemi bashkë”, tha aktori i John Wick, referuar lidhjes së tij me partneren Alexandra Grant.
Reeves (58 vjeç) dhe Grant (49 vjeç) ndezën thashethemet se po përjetojnë një romancë në korrik të vitit 2019. Qartazi, zërat ishin të vërtetë dhe Alexandra e bën Keanu-n mjaft të lumtur (Jo, nuk jam aspak xheloze!).
Nejse, pra, çuna, përsërisni pas meje! Momenti më i lumtur? Me partneren!