Derbi/ Bardheblutë, “për jetë a vdekje” nesër ndaj Partizanit

Albanian StorySport

Deri tani nuk ka pasur fitues.

Derbi i madh i kryeqytetit ka njohur vetëm barazime, ndonëse nëse shikon renditjen, Tirana është shumë më poshtë sesa Partizani.

Pas dy rezultateve 0-0 dhe të fundit 1-1, dy rivalët e mëdhenj do të ndeshen këtë të hënë në “Arenën Kombëtare”, në një sfidë tepër të rëndësishme.Për bardheblutë është derbi I jetës, pasi asnjë rezultat tjetër përveç fitores nuk bën punë.

Tirana rrezikon rënien nga kategoria duke qenë në vend të fundit, dhe trajneri Bledi Shkëmbi kërkon reagim.

Mos vallë ka aleanca apo njëanshmëri kundër Tiranës?

Po tek Partizani çfarë mendojnë?

Trajneri Skënder Gega ka krijuar optimizëm në vetëm dy ndeshje në stol, me fitore në Superligë dhe në Rrogozhinë ndaj Egnatias në gjysmëfinalen e parë të Kupës.

Gjithsesi, derbi mbetet derbi.

Trajneri thotë se çfarë kërkon nga lojtarët e tij.

Tirana është e fundit në renditje me 32 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e katërt me 47.

You May Also Like

Salmonela, largohet kreu i AKU Tiranë/ Fatjon Pasholli dha dorëheqjen, komandohet Alketa Hoxha
Moti i keq “mbërthen” SHBA, 16 viktima
Menu