Shkencëtarët kanë zbuluar diçka surprizuese për të gjithë ata që nuk i rezistojnë çokollatave, biskotave dhe ëmbëlsirave. Studimet tregojnë se personat që kanë një dëshirë të fortë për ushqimet e ëmbla shpesh shfaqin aktivitet më të lartë të trurit, krahasuar me ata që nuk kanë të njëjtën prirje.
Ekspertët thonë se kjo lidhet me mënyrën sesi sheqeri ndikon në qarkullimin e gjakut dhe furnizimin e energjisë në tru. Glukoza është karburanti kryesor për qelizat nervore, dhe një ndjeshmëri më e madhe ndaj shijes së ëmbël mund të tregojë se truri kërkon më shumë “energji” për të funksionuar në nivele të larta.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave është i shëndetshëm. Përkundrazi, ekspertët paralajmërojnë se duhet gjetur ekuilibri: një sasi e vogël sheqeri mund të ndihmojë përqendrimin dhe humorin, por teprica sjell pasoja negative në shëndet, duke filluar nga shtimi në peshë deri te problemet me kujtesën.
Pra, nëse jeni nga ata që gjithmonë “bini në dashuri” me ëmbëlsirat, ka gjasa që truri juaj të jetë më aktiv se mesatarja. Por kujdes ëmbëlsira mund të jetë një shenjë e zgjuarsisë, vetëm nëse e shijoni me masë.








