Dimri sjell shirat, paralajmërohen reshje të dendura deri të enjten

Instituti i Gjeoshkencave parashikon  se gjatë ditës së nesërme reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Reshjet e dendura mund të shkaktojnë rritje të shpejtë të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash, veçanërisht në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të paraqiten përmbytje të lokalizuara, të cilat varen nga gjendja e sistemit të kanalizimeve. Sipas llogarive hidrologjike të IGJEO-s, reshjet e fundit të rëna dhe ato që priten deri ditën e enjte, më 8 janar, do të shkaktojnë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve të lumenjve kryesorë, përfshirë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës, Mat, Shkumbin dhe Vjosën.

Më të lexuarat

Groenlanda, pse këmbëngul Trump?
Menu