Jemi më 1 janar, peshojmë ca më shumë dhe duam këshilla si të humbasim kilogramët e marrë. Epo, dëshirat e tua u plotësuan dhe ja ku i ke disa këshilla të thjeshta:
Mos ha se thjesht po hanë të gjithë
Nëse nuk ke uri dhe sheh që të gjithë e kanë marrë një copë bakllava, nuk ke pse e bën. Konsumo ushqime kur vërtet të ndihesh i/e uritur dhe kujdes me sasinë.
Pi ujë!
Shpesh, ndjesia e urisë ngatërrohet me etjen. Kur të të marrë “uria”, pi një gotë me ujë dhe nëse ende stomaku nuk po gjen qetësi, ulu dhe konsumo vaktin.
Fli gjumë!
Konsumo kokoshka, jo patatina
Bëj ecje
Nuk ka rëndësi sa e ngrohtë është shtëpia, sërish duhet të jesh më aktiv/e, veçanërisht në këtë periudhë.
Mos ha vetëm përshesh, por edhe fruta e perime
Viti i Ri, gjeli, përsheshi, bakllavaja, kadaifi dhe panetone-t nuk janë më një justifikim, ndaj gatuaj edhe vakte me perime dhe në vend të snaks, konsumo fruta.