Humori pozitiv është shumë i rëndësishëm, qoftë në aspektin fizik, edhe në atë mendor, ndaj që ta kesh atë të palëkundur dhe natyral, duhet të krijosh disa zakone:
Trajtoje veten me dashuri
Foli vetes me mirësjellje dhe shumë dashuri. Kjo është një formë shumë e mirë që të ndihmon të rrisësh vetëbesimin dhe ta duash veten edhe më shumë.
Rrethoje veten me njerëzit e duhur
Njerëzit që të mbështesin, motivojnë, të pranojnë dhe nuk të marrin energjinë janë të duhurit. Rrethoje veten me sa më shumë persona të tillë dhe gjithmonë e më shumë do të jesh në humor pozitiv.
Festoji fitoret e vogla
Një rritje në detyrë, përfundimi me sukses i një projekti, një kombinim i bukur veshjeje…të gjitha këto janë fitore të vogla, të cilat duhet t’ia njohësh vetes dhe t’i vlerësosh dhe festosh ato.
Ndrysho afirmimet
Në momentin që nis të tregohesh i/e ashpër me veten, kupto se duhet të “ndryshosh pllakë”. Ktheji afirmimet në pozitive dhe kështu, do të riprogramosh mendjen që të mendojë më shumë gjëra të bukura.