‘Big Brother’ organizoi sot një dasmë për Kiarën dhe Luizin, ku të gjithë banorët patën rolet e tyre.
Gjatë dasmës dyshja shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë. Përpara se ceremonia të fillonte, Tea i tha Nitës dhe Diolës se ajo do të luante rolin e dashnores në dasmë.
Banorët e tjerë nuk ishin në dijeni të idesë së saj. “Kemi dasmë sot, sapo më lindi një ide e keqe. Duan lojë këta, po e bëj dhe unë e them për lojë” u shpreh ajo, teksa ideja e saj u mbështet nga Diola dhe Nita: Bëje, çoje deri në fund.