Xhonatan Islami është një nga konkurrentët më të rinj në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Mirëpo këtë eksperiencë ai e nisi jo me këmbë të mbarë pasi që javën e parë është në nominim.
Kjo erdhi sipas një dënimi nga “Vëllai i Madh” pasi ndau informacione nga jashtë me Olta Gixharin, duke ndikuar në lojën e saj pastaj. Në lidhje me këtë, por edhe me “debatin” që bëri me Luizin, pasi i zuri shtratin ditën që hyri në shtëpi, ka diçka për të thënë nga jashtë babai i tij, Alket Islami.
“Shoh një arrogancë dhe zhurmë shumë të madhe brenda. Aty duhet të ketë një festë.
“Varianti tjetër ishte të çohej dhe të thonte kujt i flet ti kështu. Luizi erdhi i karikuar. Maestro shkon i thotë në derë Luizit dhe i thotë ka ardhur një djalë dhe i rriti moshën djalit duke thënë 32-vjeç”, deklaroi Alket Islami.