Shumë njerëz kanë ritualet e tyre para gjumit nga të cilat nuk heqin dorë, ndërsa pirja e çajrave është një prej tyre. Megjithatë, nutricionistët ofrojnë truke të ndryshme për të humbur peshë. Një ndër ta është një pije që bëhet me mjaltë, kanellë dhe uji, të cilën duhet ta pini para gjumit për të shpejtuar metabolizmin.
Përveç humbjes së peshës, kanella dhe mjalti përmbajnë lëndë ushqyese të panumërta dhe forcojnë imunitetin, mbrojnë shëndetin e zemrës, luftojnë me sukses infeksionet dhe janë antioksidantë të shkëlqyer. Pija përgatitet duke hedhur një lugë kanellë dhe dy lugë mjaltë në 250 ml ujë të valuar.
Ju duhet të pini gjysmën e pijes gjysmë ore para se të shkoni në shtrat, dhe gjysmën në mëngjes kur të zgjoheni. Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i vazhdueshëm i kanellës ndihmon në reduktimin e inflamacionit, rregullimin e stresit, uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe promovimin e humbjes së yndyrës.