jumi i gjatë shoqërohet me një rrezik më të lartë për obezitet dhe gjumi më i shkurtër me rrezik të reduktuar të presionit të lartë të gjakut.
Në një studim të fundit të botuar në revistën shkencore Obesity, një ekip shkencëtarësh spanjollë u thelluan më tej për të studiuar gjumin.
Rezultatet e studimit të tyre hedhin dritë mbi lidhjen midis kohëzgjatjes dhe vendndodhjes së gjumit.
Studimi zbuloi se ata që bënin dremitje të gjata – më shumë se 30 minuta – kishin një indeks të masës trupore 2% më të lartë – një masë e peshës trupore në lidhje me gjatësinë – sesa ata që nuk flinin.
Ata gjithashtu kishin një rrezik 23% më të lartë për obezitet dhe një rrezik 40% më të lartë për sindromën metabolike – një grup gjendjesh mjekësore që rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Studiuesit vunë re gjithashtu se ka një lidhje midis dremitjeve të shkurtra, veçanërisht nëse flini në kolltuk ose në divan, jo në shtrat, dhe përmiësimit të presionit të gjakut.
Pra: gjumë më pak se 30 minuta dhe jo në shtrat.