Mbi 500 milionë turistë vizitojnë Europën çdo vit, por ku zgjedhin të shkojnë më shumë? GlobalData, një kompani analitike dhe konsulence, ka përmbledhur të dhënat për të zbuluar se cili është vendi më i vizituar në Europë.
Në vendin e parë qëndron Franca. Prej vitesh, Franca e pretendon shpesh vendin e parë si shteti më i vizituar në botë dhe duket se do të vazhdojë të qëndrojë në një pozicion të tillë.
Përpara pandemisë së Covid-19, Franca ishte vendi më i vizituar në botë duke tërhequr 88.1 milionë vizitorë në vitin 2019, sipas GlobalData.
Po në vendin e dytë? Spanja është afër Francës në renditjen e vendeve më të vizituara në botë. Ndonëse të gjitha vendet panë një rënie të numrit të vizitorëve gjatë pandemisë së Covid-19, Spanja arriti të mposht Francën në vendin e parë duke mirëpritur 26.3 milionë vizitorë.
Spanja pretendoi vendin e parë në vitin 2021, por Franca duket se e ka kapërcyer, pasi ka mirëpritur 66.6 milionë vizitorë ndërkombëtarë në vitin 2022.
GlobalData ka parashikuar që Franca do të tërheqë rreth 93.7 milionë udhëtarë ndërkombëtarë në vit deri në vitin 2025, duke forcuar titullin e saj si vendi më i vizituar në botë. Deri në vitin 2025, Spanja pritet të tërheqë 89.5 milionë turistë.