Edhe vajza e ministrit të Ramës ankesa për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

Showbiz

“Wizz Air” njihet si një ndër kompanitë ajrore më problematike të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. Pasagjerët janë ankuar shpesh herë për mungesë të kushteve në avionet e saj, sjellje problematike të stafit me mungesën e dhënies së informacionit, vonesat e fluturimeve, madje shpesh herë edhe me anulime të fluturimeve.

Pre e problematikave të kompanisë ajrore “Wizz Air” ka rënë edhe Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ajo studion në Spanjë dhe ditën e djeshme do të udhëtonte drejt Barcelonës, por avionit të “Wizz Air” i ishte prishur motori një minutë para nisjes. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Aleksia Peleshi përmes një postimi në InstaStory. Ajo shprehet se është hera e 100 që i ndodhin incidente me kompaninë “Wizz Air”.

“Vetëm WizzAir mund t’i ndodhë t’i “prishet motori” 1 minutë para nisjes. Është hera e 100 që më ndodhin incidente me WizzAir dhe nesër në mëngjes kam provim” – shkruan Aleksia Peleshi. Më pas ajo pyet nëse a bën fluturime direkte për në Barcelonë kompania “Air Albania”.

Më pas, në InstaStory-n e radhës ajo ka publikuar me mesazh dhe rastin e një prej ndjekësve të saj, ku për shkak të problemeve, avioni i kompanisë “Wizz Air” kishte bërë ulje emergjente në qytetin belg Charleroi dhe për shkak se ai kishte expuls në Belgjikë, e kishin shoqëruar në Polici.

You May Also Like

Të “fshehtat përvëluese”, të miturit në Tiranë “dynden” për s*eks me eskortat nga Libia, Taxhikistani dhe Azerbajxhani
“Do ndodhë diçka që nuk e kemi parë kurrë!”, çfarë paralajmëron Vuçiç?
Menu