Elisa Lila dhe Capital T sjellin remake-un e këngës ikonike të Festivalit

LifestyleShowbiz

Nata e tretë e “Festivalit të Këngës” ka sjellë shumë emocione, ndryshe e quajtur edhe “Nata e dueteve”, teksa artistët pjesëmarrës në eventin muzikor kanë sjellë këngë ikonike të Festivalit. Një prej surprizave më të bukura të mbrëmjes ka qenë remake-u që Elsa Lila i ka bërë këngës së saj ikonike “Pyes Lotin”, me artisten që ka qenë vetëm 15-vjec kur e ka kënduar për herë të parë. E teksa, për natën e dytë radhazi, Elsa është përpjekur të rikrijojë edhe veshjet e saj në Festivaliet e shkuara, ajo po ashtu ka zgjedhur si shoqërues në këngën e saj, Capital T.

Kështu reperi ka i ka shtuar fjalët e tij “Pyes Lotin”, sigurisht një pjesë rap që në fakt i shkonte shumë dhe i kishte dhënë një “frymë të re” dhe që nga performanca u duk se edhe Elsës i pëlqeu shumë.

Sigurisht që reperi shprehu vlerësimin e tij për Elsën e sigurisht për këngën, që është padyshim një nga më të bukurat e historisë së Festivait, ndërsa nga Pirrco Cako tek Capital-i, Lila është duke “fituar” lojën e shoqëruesve në skenën e eventit.

You May Also Like

Shtatë katastrofa të lashtësisë, që e ndryshuan botën tonë
Ky shtet mund t’ju burgosë nëse ndani me të tjerë password-in e Netflix-it
Menu