Erta Hajdari, fotografia nga pasioni në profesion

Erta Hajdari ka perfunduar studimet e larta per gazetari por pasioni per fotografine ka bere qe ajo te jete me e perkushtuar ne kete fushe te artit.

Pasioni per fotografine e shtyu ate te ndalonte shkollimin master per gazetari dhe te specializohej ne fusha te tjera te artit qe kane lidhje me fotografine sic eshte graphic designer.f9e07429 0d07 4962 901d 62a78eee3ee0 | albstory

Ne nje interviste per Albstory Erta Hajdari tregon per fotografine fillimet e saj si dhe projektet per te ardhmen.

4b3f532e c56c 4531 8538 cc1d5c8c84d1 | albstory

ALB STORY: Si kane qene fillimet tuaja me fotografine?

Erta: Pasioni im per fotografine ne fakt ka filluar qe ne moshen 17 vjecare. Prinderit me blene nje aparat gjysem profesional ku fillova te fotografoja natyren,vendet dhe njerezit e afert te familjes. Me pas duke u transferuar ne Tirane aty gjeta edhe me shume mundesi per te punuar mbi pasionin tim, duke blere gjithashtu  pajisje edhe me profesionale .

1c8e3b7e 6379 4221 83c0 ee03b23ce1ac | albstory

ALB STORY: Cila eshte dega qe ju keni studiuar?

Erta: Une kam mbaruar shkollen e larte per gazetari dhe ne fakt ishte dega qe me afronte me shume me pasionin tim duke qene se ne gazetari sipas profilit qe kisha zgjedhur qe ishte ai kulturor, gjate gjithe kohes kishim projekte dhe detyra qe kishin te benin me fotografine dhe artin.

ALB STORY: Kishit dike nga familja qe ka ndjekur artin e fotografise?

IMG 7375 | albstory

Erta: As nga familja dhe as nga fisi nuk kane lidhje me fotografine dhe artin. Jane te gjithe ne profesione te ndryshme, vetem une kam zgjedhur te bej dicka ndryshe.

ALB STORY:Ne fotot e tua kemi pare shume foto femijesh apo foto familjare, pse ju pelqen kjo fushe e fotografise?

Erta: Une adhuroj te kem interaktivitet me femijet , qeniet me te embla ne bote dhe e bej me shume kenaqesi. Deshiroj gjithmone te fotografoj dicka reale sic eshte spontaniteti i femijeve, nje event te rendesishem te jetes se njeriut sic eshte pritja e embel ose ardhja ne jete e nje femije apo edhe martesa ,ku emocionet jane reale dhe dallohen edhe me ate fotografise.

851ea2da 64e2 47a9 a934 244e6b3ba888 | albstory

ALB STORY:Tashme e keni kthyer ne profesion artin e fotografise. Ku keni punuar?

Erta:Kam punuar ne shume studio fotografike ne Tirane nga me te thjeshtat tek ato me prestigjozet sic eshte Hera Company etj. Kam bashkepunuar me biznese per te fotografuar produktet e tyre per reklamim, kam fotografuar evente te ndryshme te vendit,evente familjare, por kam punuar me kliente edhe jashte vendit per sete fotografike te ndryshme per eventet e jetes tyre.Prej vitesh tashme jam freelancer dhe kam studion time fotografike ne Tirane por kam deshire te kem nje studio edhe ne New York.

ALB STORY: Keni udhetuar neper vende te ndryshme per te kapur momente me objektivin tuaj?

Erta: Po une i adhuroj udhetimet dhe kap cdo moment. Kam udhetuar ne shume vende si Paris, Milano, Genova, Portofino, Venecia, Verona, Berlin, Mynih, Como,Stamboll, Antalya,Egjipt, Cinque Terre,Tivat, Shkup, New York.

8dc38c32 2d33 478c 8c58 701050e5c022 | albstory

ALB STORY:Pervec pasionit per artin e fotografise keni pasione te tjera ne jete?

Erta: Udhetimet sic i permenda me lart por me pelqen dhe moda.Gjithmone i nderthur keto te treja udhetimin, moden dhe fotografine sebashku. Meduket sikur lidhen bashke me njera tjetren domosdoshmerisht. Nese dua te bej nje foto ajo duhet te jete e kuruar deri ne detaje qe vendi ku zgjedh te bej foton, veshja qe duhet te pershtatet me vendin  si per vete ashtu edhe per klientet. Gjithmone i keshilloj ti japing rendesi cdo detaji.ertaaaaaa | albstory

 

 

 

 

 

 

ALB STORY: Cilat jane planet e tua per te ardhmen?

Erta: Nje nder synimet me kryesore eshte kalimi ne treg nderkombetar per te vene ne pah te gjitha aftesite dhe eksperiencat te fituara nder vite.

d0ad86aa 8c8e 4ad8 bd56 a1638807ab26 | albstory

 

 

Më të lexuarat

VIDEO/ Cila është domethënia e vezëve të skuqura gjigante në rrugët e Sao Paulos
Hëna e Re në Virgjëreshë/ Këto janë shenjat e Horoskopit më me fat këtë javë
Menu