Borxhet e bizneseve do të falen deri në 50% të vlerës nëse pranojnë të shlyjenë deyrimin e plotë .Kjo lehtësi vlen për gjoba apo kamatvonesa të mara gjatë 10 viteve të fundit.Nëse biznesi nuk ka mundësi dhe pranon të shlyej detyrimin me këste do ti falet 25% e vlerës.Në prezantimin e Paqes fiskale u dhanë detaje konkrete për lehtësitë fiskale që pritet të nisin zbatimin në qershor. vlerës.
Ndërkohë një tjetër lehtësi fiskale është nënshkrimi i një marrëveshje për paradeklarimin e tatim-fitimitit në bazë të mesatares së tre viteve të fundit duke eleminuar kontrollet tatimore .
Më pas nëse biznesi do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, do të tatohet vetëm 5%.
Kreu i qeverisë premtoi se shumë shpejt do të vihet në funksion kontrolli me inteligjencë artificial.