Frikë nga sulmet bërthamore, farmacive në Finlandë u mbarojnë tabletat e jodit

Political

Shumë farmacive në Finlandë u mbaruan tabletat e jodit të mërkurën, një ditë pasi ministria e shëndetësisë e vendit skandinav këshilloi familjet të blinin doza dhe t’i grumbullonin ato në rast të një emergjence rrjedhjeje radioaktive mes frikës në rritje të një incidenti bërthamor për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Një aksident në një termocentral bërthamor mund të lëshojë jod radioaktiv në mjedis, i cili mund të grumbullohet në gjëndrën tiroide”, tha të martën ministria e shëndetësisë e Finlandës.

Farmacitë në disa pjesë të Finlandës raportuan të mërkurën se u kishin mbaruar tabletat me jod, pasi qytetarët nxituan për të blerë këtë ilaç. Shitësit me shumicë të thanë gjithashtu se rezervat e tyre ishin pakësuar.

Ministria theksoi se rekomandimi për tabletat e jodit është i kufizuar për personat e moshës 3 deri në 40 vjeç, për shkak të rreziqeve të mundshme të ekspozimit ndaj rrezatimit për këtë grupmoshë.

Ministria nuk e përmendi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe nuk bëri të ditur se ku mund të ndodhin aksidente të tilla bërthamore. Ajo tha vetëm se ka rishikuar udhëzimet për përdorimin e tabletave të jodit në përputhje me rekomandimet e fundit të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithatë, Petteri Tiippana, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Rrezatimit dhe Sigurisë Bërthamore të Finlandës, i tha gazetës finlandeze Ilta-Sanomat se ekziston një lidhje midis përditësimit dhe situatës në Ukrainë.

“Po, lufta në Ukrainë ndikoi në përditësimin e direktivave”, i tha Tiippana gazetës. “Njerëzit duhet të kenë udhëzime të përditësuara në rast se lind një nevojë e tillë”.

Në rast të një emergjence rrezatimi, strehimi në ambiente të mbyllura është mënyra kryesore për të mbrojtur njerëzit nga rrezatimi i rrezikshëm, ka theksuar Ministria e Shëndetësisë finlandeze.

Tags:

You May Also Like

Kupa e Botës mund të hapet nga këngëtarja shqiptare
Franca pro liberalizimit të vizave për Kosovën
Menu