Holli i Pallatit të Kongreseve po bëhet gati për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Paraditen e së enjtes, përpara anëtarëve të kësaj force politike, Edi Rama do të shpalosë programin qeverisës dhe do prezantojë skuadrën me të cilën do të bashkëdrejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Asambleja do të hapet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi në orën 9:45 të mengjesit ndërsa kryefjalë do tw jene mesazhet e Edi Ramës. Dy do të jenë boshtet e fjalës së kryesocialistit, prioritetet e programi qeverisës dhe skuadra Rama 4.
Prioritet në këtë mandat të katërt është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, i cili u konfirmua edhe nga kryeministri Edi Rama në konferencën ndërkombëtare për qeverisje.“Udhëtimi është ai që ne kemi nevojë, sepse nëse ne bëhemi një vend i cili vepron nga ana institucionale, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, kjo mund të ishte trashëgimia më e madhe që ne mund ti japim fëmijëve tanë, për tu rritur dhe të jetojnë në një shtet ku institucionet të funksionojnë, jo si në Gjermani, “larg qoftë”, por le të themi si në Itali ose në një vend tjetër mesdhetar, sepse ne asnjëherë nuk kemi për tu bërë Gjermania edhe nëse e kemi ndihmën e Bashkimit Europian.”
Ndaj mbi këtë parim nuk përjashtohet mundësia që edhe kabineti i ri qeveritar të përzgjidhet mbi këtë parim. Por a do të zgjedhë rama të bashkëdrejtojë me figura politike apo në qeveri do të ketë figuara të reja? A do jete rezultati i qarqeve ne 11 maj, kriter edhe per perfaqesimin ne qeveri? Si do të jetë balanca mes kriterit poliitk dhe atij professional? Këtë e di vetëm Edi Rama, i cili si shpeshherë, është kujdesur të jetë hermetic, sidomos ne emrat e ministrave.
Në pikëpyetje mbetet emri i kryetarit të Kuvendit dhe kreut të grupit socialist të cilët do të mbajnë peshën e nismave ligjore në kuvend. Elisa spiropali e mori vesh emerimin nga shkallet e Pallatit tw Kongreseve nje vit me pare. Si metode kjo nuk pritet te ndryshoje.
Sikundër nuk përjashtohet mundësia edhe për një ristrukturim të ministrive aktuale apo krijimin e portofoleve të reja, duke marrë në konsideratë edhe nismat e ndërmarra këtë verë, me në krye menaxhimin e tërritorit.








