Gjërat fantastike që do t’ju ndodhin po vendosët kufij

Lifestyle

Një jetë pa kufij do të thotë që rrallëherë të thuash jo. Ja disa prej gjërave që ju ndodhin kur mësoni të vini “kufiri”

Bëheni më të ndërgjegjshëm për veten tuaj

Vetëdijësimi është arti i njohjes së ndjenjave dhe nevojave të tua, pa u lidhur me ndonjë person apo mjedis. Të vendosësh një kufi do të thotë të pranosh nevojën për një ndarje të shëndetshme mes mendimeve dhe ndjenjave të tua, dhe mendimeve e ndjenjave të të tjerëve. Kufijtë nuk janë pengesa, apo mure.

Bëhesh mik dhe partner më i mirë

Kufijtë të bëjnë të mundur që të “rikarikohesh”,  ti ke energji për t’ia kushtuar njerëzve që do me të vërtetë. Po kështu, respekton më shumë nevojat e tyre. Nëse ti vetë nuk vendos limite, atëherë të tjerët do i vendosin për ty. Studimet kanë treguar se njerëzit me më pak limite janë më të prirur të shkelin limitet e të tjerëve.

Kujdesesh më mirë për veten

Kufijtë të ndihmojnë të vendosësh prioritete për mirëqenien tënde. Nuk është egoizëm që të kujdesesh për veten dhe nevojat e tua, ndërkohë që edhe merr në konsideratë nevojat e të tjerëve. Kjo të bën më efektiv dhe më pak të lodhur.

Je më pak i stresuar

Pa vendosur një kufi, ne përthithim stresin përreth nesh dhe kështu shterojmë burimet tona psikologjike. Me fjalë të tjera, pa vendosur limitet e tu, ti krijon hapësirë për riskun e përballimit të problemeve të të tjerëve, përtej atyre të tua. Ose më keq, ti i injoron krejt të tuat.

Fillon t’u besosh më shumë njerëzve

Njerëzit druhen se mos lëndojnë apo mërzisin të tjerët kur vendosin kufij. Për shumëkënd, dashuria dhe miratimi janë të lidhur me kënaqjen e të tjerëve, dhe vendosja e limiteve nënkupton që po ndërmerr një risk, që të tjerët mos të të duan apo pranojnë. Por me këtë lloj sjelljeje, në fakt po kontrollohesh prej frikës. Shprehja e limiteve ndaj të tjerëve nënkupton që po u beson atyre të menaxhojnë emocionet që ti u përcjell. Dhe më shumë besim do të thotë marrëdhënie më të mira.

Mëson të thuash JO.

“JO” mund të jetë një fjalë e vogël, por sigurisht që është e fuqishme. Mënyra themelore e krijimit të një kufiri është të heqësh dorë nga gjërat që nuk ke aftësinë t’i kontrollosh. Jeta fillon e të ndryshon kur nis dhe e përdor më shpesh fjalën me dy gërma. Eshtë proces i ngadaltë, por një JO me mirësjellje shumë shpejt hyn në të folurin tënd. Njerëzit reagojnë mirë ndaj ndershmërisë.

Përfundon duke bërë gjëra që në fakt do që t’i bësh

Imagjinoni jetën tuaj pa detyrimet e panevojshme, e gjitha sepse ti ke filluar të ushtrosh të drejtën tënde për të thënë jo. Limitet të krijojnë hapësirë për më shumë shanse për të bërë punë dhe veprimtarinë që në fakt dëshiron. Nëse vendosni kufij, krijoni shanse për shumë të mira në jetën tuaj.

Bëhesh një person më mirëkuptues

Në fakt njerëzit më të dhembshur dhe të kuptueshëm janë ata që vendosin kufij. Dhe ka kuptim: Kur je i dhembshur dhe i dashur ndaj vetvetes, për atë që mund të tolerosh, ti bëhesh më i mirë në shprehjen e kësaj tek të tjerët, të cilët kanë kufijtë e tyre që duan t’i ndjekin.

Një jetë më e përmbushur, një personalitet i ngrohtë dhe marrëdhënie më të mira: Të gjitha sepse vendos kufij të shëndetshëm për veten.

Tags: , , , , , ,

You May Also Like

Fatos Nano feston 70-vjetorin e lindjes
Jonida Maliqi i’u drejtohet vajzave: Mos u martoni kurrë
Menu