Gjërat që burrat pëlqejnë tek gratë por nuk ua thonë

Lifestyle

Për shkak se burrat duan të duket gjithnjë si gjinia e fortë dhe që nuk u bëjnë përshtypje shumë gjëra, ata preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë disa gjërave të vogla te gratë.

1.Aroma. Çdo njeri ka aromën e tij karakteristike që është e pavarur nga parfumet, era e shampos apo solucioneve të tjera. Te femrat kjo aromë është një nga elementët që tërheq më tepër burrat dhe që i bën për vete.

2.Flokët e lagura. Ndonëse për vajzat flokët e lagura janë një problem për të cilin duhet të kujdesen, për burrat ato janë një aspekt që i bën për vete dhe i nxit fantazi të shumta. Për më tepër lidhen me freskinë dhe gjërat e bukura që vijnë pas dushit.

3.Bluzat e gjera. Burrat i adhurojnë vajzat që veshin bluzat apo këmishat e tyre gjatë natës që kalojnë te ta. Është një ndjesi intimiteti që i bën të ndihen të sigurt për lidhjen me vajzën në fjalë.

4.Qukat. E çuditshme, por e vërtetë, burrat i preferojnë shumë gratë që kanë quka, pasi mendojnë se ato janë shumë të adhurueshme. Ndonëse femrat përpiqen t’i fshehin qukat, meshkujt po rebelohen dhe kërkojnë t’i shohin ato më shumë te partneret e tyre.

5.Frymëmarrja e afërt. Burrat çmenden kur femrat marrin frymë pranë qafës së tyre.

6.Të qeshurën. Burrat mendojnë se është shumë bukur kur vajzat qeshin në një mënyrë të veçantë, për më tepër kur janë vetë djemtë atë që kanë shkaktuar buzëqeshjen apo kanë thënë batutën.

7.Kur flirtojnë. Nuk është diçka që ndodh zakonisht, por meshkujve u pëlqen shumë kur femrat flirtojnë me ta ose kur i shohin në një mënyrë që i tregon se i dëshirojnë ata. Nga kjo kuptohet se edhe meshkujt kujdesen për veten që të jenë të pëlqyeshëm dhe për femrat që i shohin rastësisht.

8.Kafshimi i buzës. Nëse ju duhet të bindni ndonjë djalë për çdo gjë, mjafton të kafshoni paksa buzën tuaj të poshtme dhe ai do të jetë i gatshëm të bëjë çdo gjë. Burrat e shohin këtë si shumë tërheqëse dhe u pëlqen pa masë.

Tags: , , , , , , , , , ,

You May Also Like

Gabimet që s’ju lejojnë të keni dhëmbë të bardhë
‘Arsyeja e ndarjes është tepër e rëndë’ thotë Mozzik, po Loredana çfarë thotë?
Menu