Të marrësh disa ditë pushimi në punë, të ndihmon të jetosh më gjatë. Një studim 40-vjeçar doli në përfundimin se njerëzit të cilët marrin më pak se 3 javë pushime janë më të predispozuar që të plaken më shpejt dhe të jetojnë më pak, krahasuar me të tjërët.
Përveç kësaj, ekspertët thonë se një stil i shëndetshëm jete nuk do të kompesojë lodhjen e një viti pune. Forma më e mirë për të çliruar stresin, mbeten gjithmonë pushimet.
Regjimi intensiv i ditës ka pasoja shumë të dëmshme të cilat duhen kompesuar patjetër me shkëputje nga puna. Ata që punojnë më shumë, flenë dhe jetojnë më pak. Askush nuk e do këtë, kështu që konsiderojini pushimet dhe këtë studim si gurin më të çmuar që keni në dorë.