Dashi: Kjo e martë është një ditë interesante për marrëdhënie të reja. Ndërkohë, nga java e ardhshme disa situata do të jenë më të qarta. Në punë do të ketë diskutime, por ditët e fundit të tetorit do të jenë shumë interesante.
Demi: Tani duhet pak vëmendje, Hëna disonante flet për tensione të vogla. Për sa i përket punës, është më mirë të shmangni konfliktet.
Binjakët: Këtë të martë 18 keni një Hënë të favorshme dhe Venusi është gjithashtu në anën tuaj, një pasion mund të jetë duke lindur. Ekziston një dëshirë e matur për të ndryshuar në nivel profesional.
Gaforrja: Është e rëndësishme të kalibroni fjalët tuaja dhe, nëse ju intereson një person, shtyjini diskutimet. Në punë, keni kohë që po përpiqeni të riktheheni në lojë, por nuk është e lehtë.
Luani: Hëna është pikërisht në shenjën tuaj, mund të mbështeteni në një energji pozitive në këtë periudhë. Ata që po mendojnë të gjejnë një punë të re, do të mund të kenë rezultate në këtë periudhë.
Virgjëresha: Kur yjet janë kaq me nxitim, duhet të eliminoni çdo lloj trashëgimie të gabuar, kështu që nëse ka një person që ju intereson, rrini me të, merruni me të. Në punë jeni shumë më të qëndrueshëm dhe pozitivë.
Peshorja: Nga kjo e martë dhe deri në fund të kësaj jave mund të keni takime të veçanta, por gjithnjë nëse ju e dëshironi. Një ditë e mirë edhe për takime pune.
Akrepi: Situata mbetet e rëndë për marrëdhëniet, kushtojini vëmendje shumë fjalëve që hidhni e prisni. Është e mundur të rishikoni ose rinisni një projekt në punë.
Shigjetari: Emocionet janë të mira, në sferën e dashurisë mund të bëni takime të rëndësishme. Kjo yjësi përmirëson situatën edhe në punë.
Bricjapi: Pasditja e kësaj të marte është më e mirë se mëngjesi, Afërdita i ndihmon dashuritë e reja, por kjo pritet të ndodhë vetëm në fund të muajit. Nëse në punë ju ofrohet të realizoni projekte, kjo është koha më e mirë për t’u marrë me to.
Ujori: Kjo e martë do të jetë e dobishme, nëse do të shmangni diskutimet dhe komplikimet. Dhe bëni sytë katër të qëndroni larg sherreve, nëse jeni ju që duhet t’i jepni përgjigje partnerit/es tuaj, ndoshta është më mirë ta shtyni këtë moment. Kjo e martë 18 ka shumë lodhje dhe ju, duhet të mbani nën kontroll situatat që krijohen në punë.
Peshqit: Kur jeni të interesuar për një person, me të drejtë bëheni kritik sepse dëshironi ta testoni, por nuk duhet ta bëni këtë gjë gjithë kohës. Në fund të këtij muaji do t’ju duhet të gjeni një zgjidhje ose të bëni një zgjedhje të rëndësishme në lidhje me punën.