Jul Deda thumbon Ermal Mamaqin: Mentorët ‘si të bësh 27 milion dollarë’!

LifestyleShowbiz

Aktori Julian Deda, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku ka ironizuar personazhet që ndesh në rrjetet sociale, e që krijojë trajnime e video motivuese.

Përmes një video në profilin e tij në Tik-Tok, Jul Deda shprehet se këta lloj njerëzish po ia shpifin dhe se janë shtuar shumë ditët e sotme.

“Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë”, thotë Juli.
Por, kjo deklaratë është konsideruar një thumb për kolegun e tij Ermal Mamaqin, i cili prej kohësh zhvillon trajnime e konferenca për zhvillimin personal. Aktori është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan video motivuese e këshilluese për ndjekësit e tij.

Mesa duket Juli nuk ndan të njëjtin mendim me kolegun e tij, pasi në reagimin e tij ndër të tjera, i ka cilësuar këto trajnime si sektizma, ku “njerëzit paguajnë nga 5 mijë, 20 mijë dollar e euro, futen aty brenda dhe i paguajnë leket për të kuptuar që e kanë brenda vetes”.
“Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes”, shprehet Juli.

Ndër të tjera, aktori ka këshilluar ndjekësit e tij të kenë kujdes, pasi janë vetë mjeshtra të jetës së tyre.
“Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve, i mbytët njerëzit, i rropët nga lekët dhe i çmendet, i keni bërë me depresion. Ca është kjo punë mo?! Kujdes nga këta se janë bërë shumë, mos i jepni lek këtyre. Përdorini lekët për mirë, larg lavazheve të trurit, jeni mjeshtra vet”, përfundon aktori.

Reagimi i Jul Dedës

Jul Deda: Unë nuk e di se çfarë mendimi keni ju, por mua po ma shpifin. Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë. Janë shtuar shumë këta mentorët që na tregojnë neve se e kemi brenda vetes, por se kemi gjetur e na duhen këta të zbulojmë. E për këtë shkojnë njerëzit atje, futen nëpër këto sektizmat, paguajnë nga 5 mijë, 20 mijë dollar e euro, futen aty brenda dhe i paguajnë leket për të kuptuar që e ke brenda vetes.

Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes, por këta, këta që vijnë e rrinë nëpër dhoma të mbyllura mbledhin njerëz e mendojnë për gjëra të bukura, largojnë negativitetin…
Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve, i mbytët njerëzit, i rropët nga lekët dhe i çmendet, i keni bërë me depresion. Ca është kjo punë mo?! Kujdes nga këta se janë bërë shumë, mos i jepni lek këtyre. Përdorini lekët për mirë, larg lavazheve të trurit, jeni mjeshtra vet.

Tags: , , , ,

You May Also Like

Sheiku blen një ishull që gruaja e tij të vishet me bikini!
Elhaida Dani, në pritje të ëmbël?
Menu