Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë

LifestyleShowbiz

Pak ditë më parë, Celine Dion zbuloi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë, një sëmundje e rrallë që e ka detyruar të anulojë turneun e saj.

Artistja nuk është e vetmja me një sëmundje të rrallë. Julia Roberts vuan prej më shumë se 15 vitesh nga “purpura trombocitopenike” (thrombocytopenic purpura) – sëmundje që karakterizohet nga një rënie e trombociteve.

Edhe pse patologjia nuk e ka penguar asnjëherë që të vazhdojë karrierën e saj profesionale, Julia Roberts duhet t’i nënshtrohet çdo ditë një trajtimi, ashtu si çdo person tjetër që vuan nga kjo sëmundje.

Simptomat e purpurës trombocitopenike

Ylli i “Pretty Woman” si fillim vuri re disa mavijosje në trup dhe bashkëshorti i saj, Daniel Moder, këmënguli që ajo të vizitohej te një mjek për të parë se çfarë po ndodhte.

Kështu, Roberts u diagnostikua me purpura trombocitopenike. Sëmundja ndonjëherë nuk ka simptoma, por nëse ka, ato zakonisht janë si më poshtë:

– Mavijosje e theksuar

– Lëkurë e skuqur, veçanërisht në pjesën e poshtme të këmbëve

– Gjakderdhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve

– Hemorragji e brendshme

– Urinë dhe/ose jashtëqitje me gjak

– Gjakderdhje mbi normalen gjatë ciklit menstrual

Purpura trombocitopenike idiopatike (ITP) është një çrregullim gjaku i karakterizuar nga një rënie jonormale e numrit të trombociteve në gjak. Sëmundja mund të jetë akute dhe të zgjasë më pak se 6 muaj, ose kronike.

Tags: , , , ,

You May Also Like

Ç’kuptim kishte ky gjest aspak miqësor i Messi-t?
Ryan Reynolds është baba i 3 vajzave, por prapë shpreson të ketë një tjetër vajzë
Menu