Ka një arsye tjetër, shumë më të rëndësishme se *Kiara*, se pse Bledi u largua nga ‘BBVA’

LifestyleShowbiz

Bledi Mane vendosi të largohej me vullnet të plotë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania duke thënë se një prej arsyeve kryesore është se “nuk donte të ikte Kiara”.

Megjithatë, në një intervistë për Top Albania Radio, gazetari ka treguar edhe arsyet e tjera që e bënë të mendonte se duhej të linte garën dhe duken shumë më shumë serioze sesa dëshira e mirë që Kiara të qëndronte brenda.

“Unë para dy vitesh kam qenë i mbërthyer nga veset, si duhani dhe alkooli dhe shpeshherë limitet e alkoolit më kanë prishur punë, madje që nga dokumentat e Anglisë, burgosjes dhe marrëdhënieve me njerëzit.”

Ai tha se “dy javë e para dhe javën e fundit, po tundohej nga pijet që ndodheshin në shtëpi”.

“Në një shtëpi ku nuk ke internet, telefon, televizor, libra dhe ke të njëjtët  banorë me të njëjtat debate, ti e krijon një lloj varësie me diçka që ta mbash veten më në formë. Kështu që isha në kufirin e fillimit të alkoolit dhe mund të degjeneroja edhe veten dhe lojën, ose të lija atë shijen e mirë dhe të largohesha”, shtoi Bledi, duke theksuar edhe njëherë se “vetë kushtet e shtepisë ta impononin një lloj varësie”.

Bledi megjithatë, nuk e përjashtoi edhe argumentin që dha për Kiarën.

“Kiara duhet edhe Kiara është një lloj spirance, një lloj katalizatori sepse Luizi është agresiv, natyrisht nuk e gjykoj dashurinë, por ai e ka Kiarën një jastëk ku mbështet kokën dhe gjen atë paqen që aq shumë duhet në atë shtëpi. Luizi pa Kiarën sonte do të ishte…nuk e di…ndoshta do të kishte dalë gjysma e banorëve jo vetëm Valbona”, përfundoi gazetari.

You May Also Like

Flet e dashura e Kristit: ‘Nuk e përshkruaj dot me fjalë sa e prekur jam’
Dyshja që s’e dinim se na duhej: Ç’po kurdisin bashkë Efi dhe Mozzik?
Menu