Kavaja dhe Rrogozhina në krizë: Nga drejtësia e mohuar te skandalet e përditshme – koha për zgjidhje reale

Nga shkrirja e Gjykatës së Kavajës, te therjet e kafshëve jashtë çdo standardi në tregun e
Rrogozhinës; nga shitja e oksigjenit pa autorizim në Spitalin e Kavajës, te abuzimi me fondet e
rindërtimit – qytetarët e këtyre dy bashkive janë përballur me një seri skandalesh që vetëm
thellojnë ndjesinë e braktisjes dhe padrejtësisë.

Gjykata e mbyllur, drejtësia që largohet nga qytetari

Vendimi për të mbyllur Gjykatën e Kavajës dhe për ta bashkuar me atë të Durrësit është një
veprim i pakuptimtë, që ndëshkon qytetarët.

Siguria ushqimore në rrezik

AKU ka konfirmuar se në tregun e Rrogozhinës therja e kafshëve bëhet pa thertore, në kushte të
rënda higjienike.

Shitja e oksigjenit – një krim moral dhe penal

Në Spitalin e Kavajës, një punonjës u arrestua për shpërndarjen e bombolave të oksigjenit pa
autorizim. Ky individ ishte emëruar në shkelje të ligjit, në bazë të lidhjeve familjare.

Abuzimi me fondet e tërmetit në Rrogozhinë

Prokuroria ka dokumentuar 78 raste abuzimi me fondet e rindërtimit në Rrogozhinë. Fondet që
duhet të ndihmonin familjet e goditura nga tërmeti janë përvetësuar apo shpërndarë në mënyrë të
padrejtë.

“Shoqëria shqiptare sot është e zhytur në një korrupsion sistemik. Shteti është kthyer në
një sistem klientelist ku tenderat, lejet e ndërtimit dhe përfitimet publike përfundojnë në
duart e një rrethi të vogël, të lidhur me politikën dhe krimin. Kjo nuk është më një çështje
opinioni – është realiteti që po e bën Shqipërinë gjithnjë e më të pajetueshme.
Në këtë realitet bien në sy dy nga zonat më të neglizhuara: Kavaja dhe Rrogozhina.
Në Kavajë, turizmi nuk mbështetet, nuk ka asnjë projekt serioz zhvillimi dhe qyteti ka
mbetur pa gjykatë. Çdo qytetar me një çështje ligjore detyrohet të udhëtojë në Durrës –
duke përballuar kosto, stres dhe një sistem të ngarkuar që shpesh vonon zgjidhjet. Dhe siç
thuhet: “një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”.

Në Kavajë mungon një ekonomi prodhuese, nuk ka biznese të mëdha që krijojnë vende
pune, dhe nuk ka as oferta serioze për të rinjtë. Fjalët për zhvillim janë bosh – mungojnë
edhe planet.

Në Rrogozhinë situata është edhe më alarmante. Zgjedhjet e fundit i fitoi “vjedhja me pak
vota”, siç thonë banorët. Rrugët janë ndërtuar me probleme të mëdha teknike, dhe të
ashtuquajturat investime janë më shumë një fasadë. Fshatrat janë të izoluara, pa rrugë, pa
shkolla, pa mësues – një realitet i thatë ku askush nuk do të zgjidhte të jetonte, përveçse
nga halli.

Në të dy qytetet nuk ka më asnjë gjurmë arti, kulture apo aktiviteti publik. Nuk ka ngjarje,
nuk ka kinema, nuk ka qendra komunitare. Dhe po flasim për zona vetëm një orë larg
Tiranës – njëra me bregdet dhe tjetra në një nyje kyçe të Shqipërisë së mesme.”

Si kandidate për deputete dhe si një vajzë e shkolluar jashtë, znj. Loranca Hoxha duke
parë të gjithë këto problematika që shoqërojnë qytetarët e Kavajës dhe Rrogozhinës, ju si
do t’i jepni zgjidhje?

“Së pari rikthimi I Gjykatës në Kavajë ose ngritja e një strukture lokale të përkohshme që
garanton shërbim të afërt dhe të aksesueshëm për qytetarët.

Siguri ushqimore me zero tolerancë ndaj tregtimit të produkteve të pasigurta. Mbështetje për
ndërtimin e një thertoreje me standarde në zonë.

Reformim i menaxhimit spitalor, ndalje e emërimeve politike dhe ngritja e një sistemi të hapur
dhe meritokratik për çdo pozicion shëndetësor.

Auditim i plotë i fondeve të rindërtimit, transparencë dhe kthim të çdo leku të abuzuar – si dhe
një skemë e re ndihme për ata që realisht kanë mbetur pa shtëpi.”

“Unë nuk do të largohem nga Rrogozhina dhe Kavaja pas zgjedhjeve. Nëse zgjidhem deputete,
do të jem në terren, mes qytetarëve, duke dëgjuar dhe zgjidhur hallet e tyre. Zgjidhjet nuk vijnë
nga zyrat e Kuvendit, por nga prania reale dhe angazhimi në komunitet.

Kam përgatitjen e duhur për të ndërtuar rrugë të shpejta e efikase drejt zgjidhjeve konkrete. Një
nga pikat më të forta është zhvillimi i turizmit detar në Kavajë. Me një qasje të ndershme,
planifikim të qartë urban dhe promovimin e produkteve “Made in Albania”, kjo zonë mund të
bëhet një pikë e fortë turistike.

Në rast se Kavajës i japim peshën që duhet në turizmin detar, jam e bindur se të laruguarit do të rikthehen
për të investuar në vendin e tyre.

Një tjetër prioritet do të jetë transporti publik ndërqytetas – me shërbime të rregullta, cilësore dhe
me synim afrim të Kavajës dhe Rrogozhinës me Tiranën, për të ndalur izolimin e tyre.

Mendoj se për të përmirësuar një vend më e rëndësishme se fjala e thënë është fjala e mbajtur.

Kjo është ajo që dua t’u them qytetarëve të mi: më votoni, sepse padyshim do luftoj për këto dhe për çdo
nevojë që ju keni.

Mendoj se Shqipërisë po i vjen një brez të rinjsh që nuk e sheh korrupsionin si rrugë
pasurimi, por si armik të zhvillimit. Ndaj kërkoj votën tuaj për të çuar përpara këtë betejë.

Më të lexuarat

“Ferr” në New Jersey/ Zjarret “gllabërojnë” pyjet, mijëra persona të evakuuar
Albstory pyet politikën/ Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj shpalos vizionin për 11 majin
Menu