Kejvina Kthjella ka ndarë një histori të dhunës që ka përjetuar nga ish-partneri. Ajo e ka ndarë historinë me Efin.
“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. “Pse hodhe foton publike?” (i kishte thënë ish-partneri”.
“Zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grushte. Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj, donte të më vriste. Ai ndalonte vetëm kur filloja të qaja dhe më merrej fryma”, tregoi Kejvina.
Ajo u ndal tek episodi ku u përfshi policia italiane, duke vijuar:
“Na ndanë në dhoma të ndryshme, se ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo, si ne. Ky me të madhe ma bënte mua shqip: “Mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua?”, tha Kevina, dukshëm e prekur nga ngjarja, dhuna dhe presioni i ish-partnerit.
Disa nga komentet nëpër pjesë të ndryshme të rrëfimit ishin këto: