“Kemi program transformimi”/Ilir Xhakolli: Pse pogradecarët do më rivotojnë më 14 maj

Albanian StoryPolitical

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Pogradec, Ilir Xhakolli ka shpalosur objektivin dhe “ofertën” politike për zgjedhjet e 14 majit.
Ai iu përgjigj interesit të AlbStory rreth platformës elektorale.

Kush është Ilir Xhakolli dhe pse zgjodhët të garoni për kryetar bashkie?
Kam lindur në Pogradec, më 25 shtator 1962. Pasi përfundva shkollën e mesme pranë
gjimnazit “Muharem Çollaku” në qytetin e Pogradecit, ndoqa studimet e larta në
Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë. Pas përfundimit të
studimeve kam ushtruar funksionin e Kryetarit të Kontrollit dhe Shef Finance në
Ndërmarrjen Tregëtare Pogradec si edhe Zv/Shef i Seksionit të Tregëtisë në Komitetin
Ekzekutiv të Rrethit Pogradec. Më pas nga viti 1991 deri 1992, u bëra pjesë e Sistemit
Tatimor Shqiptar.
Nga viti 1992 deri në vitin 2005 u transferova në Sistemin Doganor. Nga viti 2005
shkëputem për një përiudhë 8 vjeçare nga administrata shtetërore dhe deri në vitin
2013, gjatë kësaj kohe ushtroja aktivitet në fushën e biznesit. Në vitin 2013 mora
propozimin nga baza e Partisë Socialiste si kandidat për të qenë pjesë e Kuvendit të
Shqipërisë ku përfaqësoja rrethin e Pogradecit. U rizgjidha sërish më pas deputet në
zgjedhjet e 2017-ës, sërish duke përfaqësuar rrethin e Pogradecit. Gjatë kohës që
ushtroja funksionin e deputetit, kam qenë pjesë e Komisionit të Integrimit dhe anëtar në
Komisionin e Ekonomisë dhe Financës. E ndërpreva në mes mandatin e dytë të
deputetit, pasi në 2019-ën, propozohem për të qenë kandidat i Partisë Socialiste për
Bashkinë e Pogradecit në zgjedhjet e 30 qershorit. Prej datës 16 gusht 2019, ushtroj
detyrën e Kryetarit të Bashkisë Pogradec.
E pranova propozimin e bazës së PS por edhe Kryeministrit Edi Rama, për vetë faktin
se duke qenë keytar bashkie do të kisha shumë më shumë mundësi të realizoja vepra
konkrete për banorët e Pogradecit të cilët më mandatuan 2 herë deputet. Mendoj se si
deputet ti ke vetëm fjalën, ndërsa si kryetar mund të bësh gjëra të vogla dhe të mëdha
dhe me dashuri të madhe.

Sa i lidhur jeni me bashkinë ku kandidoni?
Unë kam lindur në Pogradec dhe sigurisht që lidhja ime me këtë qytet është e fortë.
Këtu jam rritur, kam kaluar fëmijërinë, shoqërinë e kam krijuar këtu, këtu kam punuar pa nisur studimet si kamarier në Turizmin e dikurshëm dhe këtu nisa edhe karrierën time. Besoj se i detyrohem këtij qyteti dhe qytetarëve të mij shumë, prandaj edhe po punoj fort që kur të mos jem më kryetar, të mbahem mend që Pogradecin e ndryshova me punë dhe projekte konkrete bashkë me stafin tim.

Pse duhet t’iu votojnë?
Pse duhet të më votojnë? Në fakt qytetarët e bashkisë së Pogradecit gjithmonë kanë
pasur besim tek unë dhe aftësitë e mia se mund ta transformoj këtë qytet. Mbi të gjitha
ata e dinë mirë se si ata edhe unë, kemi një dashuri të madhe për qytetin lasgushian, e
kush nuk e ka?
Jo vetëm pogradecarët por të gjithë e dashurojë këtë qytet. Pogradecarët në këtë rast
do të më rivotojnë, do rivotojnë Partinë Socialsite si e vetmja parti e cila ka një program
konkret zhvillimi dhe transformimi. Unë e drejtova për 4 vite bashkinë, bashkë me stafin arritëm të bëjmë shumë, më shumë nga sa premtuam, arritëm që të prekim cdo
pëllëmbë të bashkisë bashkë me 72 fshatrat e saj. Edhe pse e gjeta bashkinë me
borxhe shumë të mëdha, ne arritëm jovetëm ta mirë menaxhojmë duke ulur borxhin, por duke rritur edhe investimet apo përmirësuar shërbimet. Dua të theksoj se një
bashkëpunim shumë të mirë e kam pasur edhe me qeverinë, Z, Rama e shprehu para
dy vitesh se Pogradeci do merrte mbështetje të madhe projektesh dhe në fakt e mori,
pasi në 3 vitet e fundit në Pogradec është investuar sa 30 vite të marra sëbashku. Kemi
arritur të zbatojmë më shumë së 37 projekte konkrete me impakt të madh dhe shumë të
tjerë i kemi në proces, pa përmendur edhe disa të tjerë madhorë që nisin së shpejti.
●Rikonstruksion aksi Pogradec-Dogana Tushemisht, loti 1, i 2-ti është në proces
përfundon për 6 muaj.
●Rikonstruksioni i ODEONIT
●Sheshi Trëndafilave
●Shatërvani Ujor
●Kënd i ri lojrash për fëmijë
●Rikonstruksion Qendra Kulturore e Fëmijlve
●Rikonstruksiom hyrja e qytetit nga Tirana
●Rikualifikim urban blloku Rr. "Rinia"
●Rikualifikim urban, infrastrukturë, sistem kapot, çati, ndriçim Rr.Gani Homçani
●Ndriçim Led në 73 fshatra dhe qytet
●Rikualifikim Urban lagjja Rr."Kabashit"
●Rikualifikim Urban lagjja Rr."Mokrës"
●Rehabilitim sistem rrugësh lagjja Rr. "Abdyl Frashëri"
●Shtrim rrugësh dhe sheshes blloku i pallateve "Sot7"
●Investim rrugë dhe sheshe blloku tek "Kol Koci"
●Investim infrastruturë+ndriçim Rr. "Çeta e Mokrës"
●Investim infrastrukturë rrugore, ndriçim, rrjet ujësjellësi Rrodokal i Sipërm dhe
Poshtëm.
●Infrastrukturë Zgjatim i shëtitores tek "Vilat"
●Rehabilitim plazhi i "Uçkave" +zgjatim i shëtitores
●Ndërtim urash në Zall Torrë, Çerravë dhe Kabash
●Rehabilitim sheshi+rrethim dhe fushë sporti shkolla Dardhas.
●Asfaltim rruga e "Frahollëve" Dardhas
●Asfaltim rruga e Çervenakës, Mëmlisht
●Regjistrim fillestar tokave në Blacë, u pajisën me certifikata pronësie

●Rehabilitim lumi i qytetit, lagjja gurore
●Ujësjellsi Velçan-Proptisht
●Ujësjellsi Udënisht-Mëmlisht
●Ujësjellsi njësia Çerravë dhe 2 fshatrave Njësia Dardhas
●Kanalizimet ujrat e përdorura Njësia Buçimas.
●Dhjetra rrugica të shtruara me pllaka në brendësi të lagjeve në qytet.
Në proçes zbatimi:
●Aksi Pogradec-Gështenjas trotuar, korsi biçikletash+ndriçim
●Parku Ujor Drilon-Tushemisht
●Shëtitorja Tushemisht
●Loti 2-të aksi Pogradec-Dogana Tushemisht
●Pallati Sportit Arefi Berberi
●Shkolla e mesme Buçimas
●Asfaltim i rrugëve në Buçimas, Çerravë, Udënisht
●Infrastrukturë rrugore lagja e ish parkut
●Aksi rrugor Proptisht-Slabinjë loti 1.
Nisin këtë vit:
●Shëtitorja e Liqeni ose quajtur ndryshe “Lungo Lago”
●Rikualifikimi urban i lagjeve historike si “Topleci” “Naim Frashëri”
●Rikualifikimi urban në fshatin Lin
●Tregu i ri Agroindustrial, 300 njesi sherbimi dhe nje pol i ri ne qytet.
Këto janë 3 projekte madhore të cilat janë të financuara nga KFW dhe FSHZH dhe
thjeshtë janë duke kaluar afatet ligjore deri në nisje të tyre. Nuk po ju shkruaj programin
e 4 viteve të ardhshme pasi do zgjatesha shumë, por kemi një program ambicioz i cili
fokusohet te turizmi dhe agroturizmi, zhvillimin e turizmit sportiv. Sigurisht pa
anashkaluar infrastrturën rrugore, arsimore apo edhe aktivitetet kulturore që kemi
përfshirë ne programin tonë.
Çfarë do t’iu thuash kundërshtarëve politikë për këtë garë?
Unë nuk e kam në natyrë të merrem me kundërshtarët e mi politikë, preferoj më shumë
që secili prej nesh të flasë me program se sa me akuza dhe kundër akuza ndaj njëri
tjetrit. Qytetarët e Pogradecit kanë mundësinë të zgjedhin mes dy alternativave dhe
sigurisht janë qytetarët ata të cilët do të zgjedhin programin e duhur. Unë kandidoj për
Pogradecin dhe pogradecarët, për mua kundërsharët politikë duhen respektuar në
maksimum, pasi edhe prej atyre ne përmirësohemi edhe më shumë. Unë në 4 vjecarin
që lamë pas kam pasur një moto: “Puno në heshtje dhe lër sukesin tënd të flasë” me
këtë moto do të vazdhoj edhe për 4 vitet e ardhshme.
Faleminderit!

Fletpalosja Print 2023

You May Also Like

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli sfidon kundërshtarin: E ftoj në debat publik
Vizioni për Vaun e Dejës/ Kristian Shkreli për AlbStory: Çfarë ofroj për qytetarët
Menu