Këngëtarja shqiptare, Enisa Nikaj, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke performuar në stadiumin e New York-ut para ndeshjes së ekipit të famshëm Inter-Miami, i drejtuar nga legjenda e futbollit Lionel Messi.
Ky moment i veçantë e vendosi Enisën në qendër të vëmendjes, duke e ndihmuar atë të arrijë një audiencë të re dhe të gjerë, teksa performonte himnin.
Enisa shprehu emocionin e saj për këtë mundësi unike, duke falënderuar fansat dhe organizatorët për mbështetje.
Ajo ndau gjithashtu disa momente nga performanca, duke e bërë atë edhe më të veçantë për ndjekësit e saj.