Nëse ke fjetur poshtë gurit dhe ende nuk e ke marrë vesh që Meghan dhe Harry kanë një dokumentar në Netflix, të titulluar “Harry & Meghan”, ja ku e ke trailer-in.
Tani, le të rikthehemi te nofkat e këndshme me të cilat çifti mbretëror i drejtohet shpirtit binjak.
E para, “H”
Meghan i drejtohet Harry-t me nistoret e tij. “E takova H kur isha në Londër. Ai ishte shumë i ëmbël dhe ishte hera e parë kur më shpëtoi kjo nofkë”, tha Markle.
Më pas, “Haz”
Meghan zbuloi se e ka regjistruar numrin e Harry-t si “Prince Haz”.
Po Harry si e thërret Meghan?
Siç mund ta marrësh me mend, e thërret “M”
Harry e thërret po ashtu me nistore Meghan dhe kështu ia ka regjistruar edhe numrin në telefon. Edhe në “Harry & Meghan”, princi tha: “M fluturoi në Toronto këtë fundjavë” dhe ja, e morëm vesh tani.