Sezoni i Gaforres i dedikohet ndjesive, rikthimit te rrënjët e tua dhe qetësimit shpirtëror, mendor dhe fizik. Megjithatë, jo të gjitha shenjat do të jenë rehat këtë sezon. Këto të trija do të përballen me disa sfida jo dhe aq të këndshme.
Dashi
Këtë sezon, le të themi se do ta kalosh në divan, i dashur Dash. Nuk do të ndihesh fare social dhe me shumë mundësi, shumë rrallë do të duash të dalësh nga shtëpia. Gjithsesi, ne të kuptojmë shumë mirë, madje edhe të arsyetojmë, sepse Gaforrja vdes të rrijë në shtëpi dhe kjo do të ndikojë edhe tek ti.
Ndaj, ajo që të sugjerojmë, është të shtosh te lista e Netflix filmat që do të shohësh, të kalosh sa më shumë kohë me familjarët dhe të bësh gjërat që të gëzojnë, në shtëpi.
Peshorja
Çfarë të motivon dhe të bën të ecësh përpara? Çfarë të duhet për të arritur suksesin që do? Nëse e gjen këtë, do të shkosh shumë përpara gjatë këtij muaji dhe do të kesh vetëm arritje në fushën e karrierës. Sezoni i Gaforres të sjell në një moment kritik në aspektin profesional.
Gjatë kësaj periudhe, performanca jote do të jetë në lupën e eprorëve. Nëse ia del, do të kesh shumë shpërblime dhe avantazhe, por nëse pengohesh, të gjithë sytë do të drejtohen tek ti.
Bricjapi
Këtë sezon do të detyrohesh të bësh gjërat që s’i ke me shumë qejf, si për shembull të bashkëpunosh dhe të bësh kompromis. Gjithsesi, ajo që ka më shumë rëndësi gjatë kësaj periudhe, është mënyra se si do t’i trajtosh lidhjet.
Gaforrja ka tendencën t’i japë prioritet marrëdhënieve njerëzore, ndaj ti do të duash të forcosh disa lidhje, ose të shkëputesh prej tyre. Nëse je në kërkim të njohjeve të reja, shumë njerëz interesantë do të hyjnë në jetën tënde.