Konstituohet Kuvendi i ri/ Niko Peleshi zgjidhet kryeparlamentar me 84 vota pro

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur këtë të premte Niko Peleshin në krye të institucionit, duke i besuar atij detyrën e rëndësishme të Kryetarit të Kuvendit për legjislaturën e XI-të.

Në seancën plenare të mbajtur pas betimit të deputetëve të rinj, Peleshi mori mbështetjen e shumicës së deputetëve me 84 vota pro dhe 3 kundër, duke u konfirmuar si figura drejtuese e Parlamentit për katër vitet e ardhshme.

Zgjedhja e tij erdhi pas konstituimit zyrtar të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11 maj.

Ai u propozua për këtë post në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila zhviloli punimet të enjten e 11 shtatorit.

Në garën zgjedhore të 11 majit, Partia Socialiste siguroi 83 mandate, Partia Demokratike dhe aleatët morën 50, PSD arriti të fitojë 3 mandate, partia Mundësia ka 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet përfaqësohen me nga një deputet secila.

Më të lexuarat

Zbulohet emisioni që do të moderojë Egli Tako në Top Channel
Donald Trump mesazh Vladimir Putin: Po më mbaron durimi!
Menu