Parlamenti Europian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.
Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, i hartuar nga eurodeputeti David McCallister mbeshtetet ambicia e vendit tonë për të mbyllur të gjithë grupkapitujt e negociatave deri në 2027.
Po ashtu kundërshtohet çdo përpjekje për të minuar punën e drejtësisë.