Duket se ne jemi gjithmonë të gatshëm të lexojmë për një playlistë me këngë dashurie (edhe nëse jemi aktualisht njerëzit më zemërthyer në planet). Prandaj, përderisa jeni në këtë artikull, edhe ju jeni kuriozë të dini se çfarë ka zgjedhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si 10 këngët më të bukura të dashurisë.
Listën e zbuloi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, në një postim në rrjete sociale në kuadër të Manifestas. Manifesta, Bienalja Europiane Nomade, ndryshon vendin çdo dy vjet dhe është themeluar në fillim të viteve 1990 si një lidhje midis kulturës dhe shoqërisë civile, duke u përpjekur të nxisë ndryshime pozitive shoqërore.
“Muzika, kumbimi i këtij organizimi, jehon në hapësirat artistike të Manifestas. Kjo është playlista e kryeministrit Albin Kurti. Mund ta gjeni në katin e gjashtë i cili i dedikohet dashurisë. 10 këngë dashurie. Rroftë dashuria, poezia e kënga.” – shkruan deputetja Kurti.
Top10 këngët e preferuara të dashurisë të kryeministrit të Kosovës janë:
1. Pixies – Hey
2. Coco – Last of the loving
3. Tracy Chapman – Fast car
4. Gloria Lasso – Etranger Au paradis
5. Mazzy Star – Fade into you
6. Etta James – Something’s gotta hold on me
7. Kate Bush – Wuthering heights
8. Ritfolk – Dëshirë dhe Heshtje
9. Joy Division – Love will tear us apart
10. Nina Simone – My baby just cares for me