Abel Makkonen Tesfaye, të cilin të gjithë e njohim si The Weeknd, është statistikisht muzikanti më popullor në planet, sipas Rekordeve Botërore Guineness.
“Askush tjetër as nuk afrohet,” tha organizata në një deklaratë në fillim të kësaj jave.
Këngëtari kanadez, 33 vjeçe, ka vendosur dy rekorde të reja Guinness. Ai ka aktualisht më shumë dëgjues në muaj në Spotify; 111.4 milionë që nga 20 marsi. Ai gjithashtu u bë artisti i parë që arriti 100 milionë dëgjues mujorë.
Miley Cyrus renditet pas The Weeknd, me 82.4 milionë dëgjues në muaj, sipas Rekordeve Guinness.
Më pas është Shakira (81.6 milionë), Ariana Grande (80.6 milionë), Taylor Swift (80.2 milionë), Rihanna (78.5 milionë), dhe Ed Sheeran (77.5 milionë).
Rritja e popullaritetit të The Weeknd u nxit pjesërisht nga TikTok, pasi remiksi i tij “Die for You” me Ariana Grande u bë viral në platformë. Kënga u rendit në vendin e parë në Billboard Hot 100.