Ky është tipari numër një më tërheqës tek gratë dhe burrat

Lifestyle

Sigurisht që aroma e dikujt si dhe parfumi thotë shumë për personalitetin dhe karakterin e dikujt. Megjithatë, aroma e trupit është diçka që, sipas hulumtimeve, luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e partnerit. Sipas një studimi në Physiology & Behavior, njerëzit me erë të ngjashme tërhiqen nga njëri-tjetri.

Në një studim të kryer në Skoci, 30 çifte që kishin qenë në një lidhje për të paktën gjashtë muaj, dhanë dy mostra të ndryshme të erës së trupit – me dhe pa deodorant trupi. Më pas pjesëmarrësve të tjerë iu kërkua të nuhasin mostrat dhe të vlerësojnë se sa të ngjashëm ishin me njëri-tjetrin.

Drejtuesja e studimit Dr. Caroline Allen tha: “Rezultatet tona tregojnë një preferencë për partnerë me një erë të ngjashme.” Megjithatë, e njëjta gjë nuk u vu re në mostrat e çifteve kur ata kishin përdorur deodorant, duke treguar se aromat natyrale të trupit janë faktori kryesor në lojën e atraktivitetit.

Tags:

You May Also Like

Në këtë vend të botës nuk ka milingona, kjo është arsyeja
Pse na vijnë gjithmonë ide të mira kur jemi duke bërë dush
Menu