Një tjetër zarf i zi i ka pritur këtë mëngjes (1 mars) banorët e “Big Brother Vip”. Në të shkruhej, se pas paralajmërimit të një nate më parë, Ermiona Lekbello përjashtohet nga shtëpia, për shkak të ushtrimit të dhunës verbale.
Shkak për përjashtimin e Jonës është bërë një debat mes asaj Oltës, Kiarës dhe Maestros.
Ndërkohë, gjatë një bisede me Luizin, teksa po bënte gati valixhet për t’u larguar, Ermiona i kërkoi artistit nga Shkodra që pasi të dilte nga ajo shtëpi, mos të lejonte asnjë të fliste keq për të.
Ermiona: Të lutem mos lejo që të ndyjnë emrin tim kur të dal. Shpresoj ta fitosh ti.
Pas daljes në postimin e parë në Instagram, Jona publikoi një moment të përqafimit të saj me Luizin, ku e etiketoi si fitues.