Ky shtet mund t’ju burgosë nëse ndani me të tjerë password-in e Netflix-it

Lifestyle

Të ndash password-in e Netflix me shoqen e ngushtë apo fqinjët mund të të fusë në probleme të mëdha, nëse jeton në Britaninë e Madhe. Autoritetet britanike së fundmi e kanë konsideruar “krim” të marrësh akses në platformë pa të drejtën e autorit dhe pa paguar për të.

“Pirateria është një problem shumë i madh për industritë krijuese dhe ato të argëtimit. Të përfitosh nga imazhet e internetit dhe t’i marrësh ato pa leje në rrjetet e tua sociale, apo të kesh akses në filma, seriale apo evente të tjera pa paguar për to është një shkelje dhe mund të quhet krim pa frikë.”- janë shprehur ata.

I njëjti ligj mund të aplikohet edhe për shpërndarjen e password-it jo vetëm në Netflix, por edhe në Amazon Prime, Disney+ dhe Apple TV+.

Pavarësisht kësaj, ligjet për të drejtën e autorit për momentin mbeten ende të pandryshuara. Përsa i përket Netflix-it, përgjegjësia do të bjerë mbi krijuesin e llogarisë së platformës i cili ndan pagesën e tij me të tjerët.

You May Also Like

Elisa Lila dhe Capital T sjellin remake-un e këngës ikonike të Festivalit
Festa plot dashuri: Disa ide për takime romantike me personin e zemrës
Menu