Leje unike për profesionistët e huaj/ “Kartë blu” për të huajt që duan të punojnë në Shqipëri

Punonjësit e kualifikuar që do të zgjedhin Shqipërinë për të punuar do të paisen me leje unike ose ndryshe “karta blu “.

Projektligji i dorëzuar në kuvend parashikon një sërë lehtësish për të gjithë të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar. Në draft është përcaktuar që i huaji të pajiset me leje unike për një periudhë 2-vjeçare nëse në kontratën e punës përcaktohet se paga është minimalisht sa paga mesatare vjetore bruto kombëtare. Gjithashtu, me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e punësimit do të përcaktohet lista e profesioneve për të cilat nuk do të aplikohet ky parashikim.

Leje unike pritet te ketë edhe për punonjësit sezonalë edhe ata shtëpiakë. Aplikimi kërkohet të bëhet vetëm online nëpërmjet portalit e-Albania. Po ashtu edhe Studentet dhe kërkuesit shkencore do të kenë mundësinë më të thjeshtuara për të qëndruar në Shqipëri.

Më të lexuarat

“Kundër sulmeve ndaj SPAK”, Parlamenti Europian: Shqipëria, arritje për integrimin në BE
Parashqevi Simaku një emblemë e artit dhe këngës shqiptare, endet rrugëve të Amerikës
Menu