Lëvizjet e Luizit në BBVA që e bëjnë atë gjenial në lojë

LifestyleShowbiz

Pse Luizi trondit ekuilibrat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”? Pse është më i preferuari nga publiku, (të paktën deri tani)? Pse konsiderohet si banori më i fortë? Ka disa arsye:

1. Zgjodhi linjën e dashurisë: Që në fillim, Luizi krijoi menjëherë një linjë dashurie në “Big Brother VIP Albania” duke shfaqur hapur dhe vazhdimisht interesin e tij ndaj Kiarës. Ditë pas dite, ai e ushqente këtë histori për publikun.

 

2. Leu flokët: Luizi vendosi të ndryshojë komplet dhe të shfaqet me një karakter që i përshtatet dhe është i pëlqyeshëm edhe nga moshat e reja. 37-vjeçari pushtoi TikTokun e gjeneratës Z.

 

3. Kërkoi falje për sëmundjen: Qoftë e vërtetë ose jo, Luizi i kërkoi falje publikut për sëmundjen duke pranuar të kryqëzohej, brenda apo jashtë shtëpisë. Me fjalë të tjera, nënkuptoi “e dreqosa, më doni ose më urreni tani”, gjë që e bëri më “njerëzor” për audiencën. Ky vendim, i rriti popullaritetin në shifra të frikshme.

4. Në kulmin e sulmeve, u maskua si Joker: Luizi, i maskuar si Joker, nuk kundërshtoi asnjë sulm nga banorët e BBVA, të cilët e tallën në grup për elementë që lidheshin me karrierën apo karakterin e tij. Në këtë mënyrë, teksa të gjithë e sulmonin, ai mori pamjen e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, të bullizuar dhe të keqkuptuar. Të gjithë kundër 1 e shndërruan atë në të preferuarin e publikut.

5. Nuk foli për arritjet: Në një shtëpi me VIP-a të dyshimtë, Luizi nuk foli kurrë për arritjet e tij në karrierë. Pra, bëri të kundërtën e personave të tjerë brenda shtëpisë. Jo më kot, të gjithë mbetën disi të habitur kur produksioni u kërkoi të flisnin për veten e tyre dhe Luizi përmblodhi CV-në e tij, e cila për hir të së vërtetës, ishte ndër më të pasurat krahasuar me një pjesë të mirë të banorëve.

6. Fali shpullën e Kejvinës: Luizi nuk e përmendi në asnjë moment gjatë prime-it shpullën e Kejvinës, nuk e përdori kundër saj, përkundrazi i kërkoi edhe falje në ditët në vijim. Kjo sjellje e prezantoi para publikut edhe si gentleman.

7. Zbërthen lojën: Luizi është ndër banorët e parë që zgjohet dhe ndër të fundit që fle; është gjithë kohën aktiv duke vëzhguar të tjerët; analizon nominimet me “laps e letër”.

10 lëvizjet e Luizit në BBVA që e bëjnë atë

8. Krijon situata për t’u përfolur: Shkon dhe izolohet në rulotë; ble vetëm cigare; nuk merr pjesë në buxhet; fsheh thikat; hedh batuta që provokojnë etj. Luizi sigurohet që të flitet për të edhe kur ai nuk është aty. Edhe kur është vetëm, flet me publikun.

 

9. Nuk mban inat: Luizi duket sikur i fshin nga memoria gjithë gjërat që të tjerët thonë për këtë. Kjo ndoshta sepse është shumë i përqendruar te loja e tij. Duke mos mbajtur inat, pozicionohet para publikut në grupin e njerëzve pozitivë.

10 lëvizjet e Luizit në BBVA që e bëjnë atë

 

10. Ka humor: Luizi ka gjithmonë një batutë për të thënë. Njerëzit me humor janë interesantë për audiencën.

10 lëvizjet e Luizit në BBVA që e bëjnë atë

You May Also Like

‘Jeni puthur?’, Olta dyshon se mes Xhonit dhe Diolës ka diçka
Tea thotë se nuk ka prekur libër me dorë që 15 vjeçe
Menu