Mbi 11 milionë njerëz kanë qenë pa dijeninë e tyre pjesë e një skeme të mashtrimit të reklamave. Miliona njerëz u sulmuan në telefonat e tyre nga skema keqdashëse, e quajtur “Vastflux”. Firma kibernetike “Human Security” zbuloi sulmin e organizuar.
Interesant është fakti se, hakerat nuk po përpiqeshin të rrëmbenin të dhënat e një telefoni ose aplikacion si të tërë, por vetëm një vend reklamimi, në të cilin ngulitën kodin keqdashës pasi fituan ankandin për atë hapësirë reklame.
Kodi nënkuptonte që një reklamë do të shumohej në 25 reklama video nën sipërfaqe, por do të shfaqte vetëm një në krye, ndërsa e bënte reklamën të dukej si çdo tjetër. Por në fakt mashtruesit po grumbullonin para nga një numër i madh reklamash, por vetëm një pjesë të vogël ua tregonin përdoruesve të teknologjisë.
Fatkeqësisht, ka pak mundësi që konsumatorët të dinë se cilat aplikacione janë përdorur si burim fitimi nga hakerët. Por ekspertët paralajmëruan përdoruesit e telefonave inteligjentë që të kenë kujdes për kalime të pashpjegueshme në përdorimin e të dhënave ose ndezjen e ekranit të telefonit në kohë të rastësishme.
Ata sugjeruan gjithashtu të mbani një sy në performancën e një aplikacioni dhe nëse ai ngadalësohet papritur ose mbyllet shpesh.