Me pranga në gjyq, burg shqiptares që përplasi për vdekje motër e vëlla në Kroaci

Albanian StoryLifestyle

Me pranga në duar, 29-vjeçarja Klevisa Ymera ka dalë sot para gjykatës në Dubrovnik për t’u njohur me vendimin pasi aksidentoi me vdekje motër e vëlla në muajin prill të 2024.

Ajo është shpallur fajtore për aksidentin, ndërsa Gjykata e ka dënuar me 4 vite burg, përfshirë edhe kohën e qëndrimit në paraburgim.

Kundër këtij aktgjykimi lejohet ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit, ndërsa kundër urdhrit të paraburgimit mund të parashtrohet ankesë në afat prej 3 ditësh, sipas mediave vendase.

Aksidenti ka ndodhur në datë 9 prill kur shqiptarja Klevisa Ymeri, e njohur në rrjetet sociale për jetë luksoze që bën, bëri një parakalim të gabuar, teksa dyshohet se ecte me 170 km/orë që u kushtoi jetën të rinjve Stejpan Derek 21 vjeç dhe motrës së tij Katarina Derek 19 vjeçe të cilët po udhëtonin me automjetin që u përplas nga Ymeri.

Tags: , , , ,

You May Also Like

U martua me djalin 10 vite më të ri! Doktoresha: Do më lësh për një me trupin si ngjalë
Zbulohen detajet e para nga shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big Brother Vip 4”
Menu