Mëso tani se çfarë (nuk) pëlqen një Shigjetar

HoroscopeLifestyle

Shigjetari është një ndër shenjat më të pavarura, spontane, të sinqerta dhe energjike të horoskopit, por nëse do ta kuptosh më mirë se çfarë ka në mendjen e tyre që nuk di të pushojë, ky artikull të ndihmon.

Çfarë ka qejf një Shigjetar?

Kafshët

Shigjetari vdes për kafshët, veçanërisht ato që janë më të pambrojtura, por në anën tjetër, edhe ato që ndjekin instinktin dhe janë krejt të pavarura.

Udhëtimet

Nëse e pyet në Shigjetar se cila është jeta ideale, përgjigjja do të jetë patjetër e lidhur me udhëtimet. Një Shigjetar e adhuron zbulimin e vendeve të reja dhe ndërmarrjen e aventurave.

Të shkruajë

Shigjetari do gjithmonë të shprehë emocionet dhe të shprehë gjithë mendimet e veta, ndaj asgjë nuk është më perfekt se shkrimi.

Flirti

Nëse dikush po flirton me ty si një mjeshtër në çdo aspekt, me shumë mundësi ke përballë një Shigjetar.

Lirinë

Shigjetari nuk bën kompromis me lirinë dhe do të bëjë një jetë të palimituar. Pra, Shigjetari do të jetojë dhe veprojë pa asnjë presion, plane, apo axhendë në pritje.

Çfarë nuk i pëlqen Shigjetarit?

Njerëzit e ngjitur!

Shigjetari ka nevojë për privatësi dhe nëse ti i rri gjithë kohës pranë, do t’i duket sikur po e kufizon të jetojë dhe të merret me gjërat e veta.

Mungesa e informacionit rreth çështjeve/ temave filozofike

Shigjetari është mendimtar i lindur dhe i pëlqen të bisedojë rreth tematikave “të mëdha” dhe të shtrojë pyetje rreth qenieve, qëllimeve jetësore dhe universit, ndaj është çasti të marrësh më shumë njohuri.

Serioziteti i tepruar

Të kërkojmë ndjesë që po ta themi kaq hapur, por nëse je gjithmonë serioz/e dhe nuk i dhuron buzëqeshje Shigjetarit, shanset që të bësh pjesë në jetën e kësaj shenje, janë të pakta.

Tags: , , ,

You May Also Like

Një në gjashtë qytetarë britanikë kanë frikë se do të mbeten pa ushqim
Kështu ia paskërkan shënuar emrat në telefon njëri-tjetrit Meghan dhe Harry
Menu