Moti sjell të papritura në këto zona të Shqipërisë

SHQIPËRI- Dita e diel, pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit.

Orët e para të mëngjesit do të nisin me kthjellime dhe vranësira të lehta, por gradualisht vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore.

Në zonat malore në veri dhe verilindje priten reshje më të dendura, të shoqëruara me erë të moderuar, ndërsa në jug moti do të jetë më i butë me intervale me diell dhe reshje të pakta lokale.

Temperaturat do të luhaten nga:

  • Minimumet: 7°C – 10°C
  • Maksimumet: 15°C – 18°C

Era do të fryjë mesatare nga drejtimi jugperëndimor, duke sjellë herë pas here rritje të dallgëzimit në zonat bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 3-4 ballë./ALBSTORY

Më të lexuarat

Shqipëria, destinacioni që po tërheq vëmendjen globale
Kjo shenjë e horoskopit është më e favorizuara
Menu