Disa ditë më parë reperi Mozzik na shtoi pikëpyetjet me disa postime që bëri në InstaStory. Ai shkroi se brenda këtij viti mund të martohet për të dytën herë dhe mund të bëhet sërish baba.
Mozzik vijon të na surprizojë me një tjetër foto, në të cilën shihet dora e tij dhe e një vajze. Reperi ka uruar Kurban Bajramin, si dhe ka thënë se edhe disa ditë po e shtyjnë pa unaza.
“Urime Bajrami! Edhe disa ditë po e shtyjmë pa unaza”, shkroi ai.
Në postimet e mëparshme, Mozzik na ka treguar pak mbi “partneren”, duke thënë se ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram. “E dyta, e vërteta”, me një emoji zogu, shtoi ai dhe në fund, falenderoi Zotin për gjithçka.